Marku

Fëmijëria dhe Arsimimi

Mark Kaçinari lindi më 20 janar të vitit 1935 në Prizren. Ai ishte pjesë e brezit të parë të studentëve shqiptarë nga Kosova që përfunduan Akademinë e Muzikës. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren gjatë viteve 1949-1953. Në vitin 1954, filloi studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd në degën e Teorisë dhe Pedagogjisë Muzikore, të cilat i përfundoi në vitin 1961. Gjatë viteve 1973-1975 studioi kompozim në Fakultetin e Muzikës në Shkup dhe më pas ndoqi studimet postuniversitare për dirigjim në Beograd gjatë viteve 1977-1979.

Marku

Jeta Familjare

Mark Kaçinari ishte i martuar me Roza Kaçinarin, një ekonomiste e njohur dhe auditore e licencuar në Kosovë. Çifti pati tre fëmijë: Donika, e cila është përkthyese dhe profesoreshë e gjuhës angleze. Gasper, një ekonomist dhe trajner i njohur i kickbox-it në Kosovë. dhe Rina, një violinçeliste e talentuar që jeton dhe vepron në Vjenë, Austri. Familja e tij luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë së tij.

Marku

Karriera Pedagogjike dhe Akademike

Pas përfundimit të studimeve në Beograd, Mark Kaçinari u kthye në Kosovë ku fillimisht punoi si profesor në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren. Ai ishte një nga pedagogët e parë të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prishtinë, ku dha mësim në degën e edukatës muzikore. Me themelimin e degës së muzikës pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë në vitin 1975, ai u transferua në këtë institucion ku dha mësim lëndën e Solfezhit. Në vitin 1984, Kaçinari u emërua Dekan i Akademisë së Arteve të Prishtinës, post që e mbajti deri në ndarjen e tij nga jeta në vitin 1985.

musickey